Miekley: Shërimi i sëmundjes fillon me pranimin e realitetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 18:40
Psikologia Bona Miekley, e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News me gazetaren Sonila Musai, ka theksuar rëndësinë e pranimit të realitetit si hapin e parë drejt shërimit emocional dhe mendor.
Deklaratat e saj u bënë në kuadër të Tetorit Rozë. “Shërimi fillon duke pranuar realitetin,” – tha Miekley, duke theksuar se vetëm pasi njeriu pranon gjendjen në të cilën ndodhet, mund të nisë procesi i rikuperimit emocional dhe psikologjik.
Sipas saj, në periudha sfiduese është thelbësore që gratë dhe vajzat të mos izolohen, por të rrethohen me njerëz që u japin mbështetje, dhe njëkohësisht të kujdesen jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë emocional dhe mendor.
