Breshka e veçantë e ujit ngec në rrjetat e peshkimit në Vlorë, aktivisti mjedisor e lë të lirë

Një breshkë e llojit Careta Careta kishte ngecur në rrjetat e peshkimit të peshkatërëve të Vlorës ditën e sotme.

Kjo krijesë e klasifikuar si një specie në zhdukje kishte ngecur në rrjetat e peshkimit të hedhura pranë bregut, të cilat nuk lejohen të hidhen pranë bregdetit. 

Kosta Xhaho aktivist mjedisor pjesë e organizatës së mjedisit PPNEA, gjatë një monitorimi ekspedite për vëzhgimin e këtyre specieve dhe fokat në Palasë, vuri re specien që kishte ngecur dhe rrezikonte ngordhjen.

Duke ditur rëndësinë e saj, ai e liroi dhe e la të lirë të notojë e qetë në det.