Franca njeh koalicionin opozitar sirian

Franca është vendi i parë evropian që e njohu koalicionin opozitar sirian të sapoformuar dhe thotë se mund të konsiderojë armatosjen e rebelëve.Presidenti francez Francois Hollande, tha se koalicioni opozitar sirian  është përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit sirian dhe një qeveri e ardhshme e Sirisë demokratike.Hollande tha se Franca do t'a shikojë çështjen e shitjes së armëve për rebelët sa më shpejt që koalicioni të formojë një qeveri kalimtare.Gjashtë vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit e njohën grupin opozitar sirian të hënën.Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner e quajti koalicionin një përfaqësues legjitim të popullit sirian. Por ai tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin se si grupi organizon veten dhe nëse arrin të jetë një përfaqësues efektiv.Vende të tjera evropiane dhe Lidhja  Arabe kanë thënë gjithashtu se e mbështesin koalicionin e ri, por nuk janë të gatshëm për të dhënë njohje të plotë.Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë ngurruar për të armatosur rebelët sirianë, duke thënë se rebelët kanë qenë të paorganizuar. Evropa dhe Amerika gjithashtu shqetësohen se armët mund të bien në duart e militantëve islamikë.Anëtarët e opozitës siriane ranë dakord në një takim të dielën në Doha për të formuar koalicionin e ri mes grupeve të ndryshme opozitare për luftuar për rrëzimin e presidentit Bashar al-Asad.