Kriza, Evropa jugore përfshihet nga protestat
Një seri e demonstratash u zhvilluan dje në Evropën jugore ndërsa disa greva janë paralajmëruar për ditën e sotme. Punëtorët protestuan për shkurtimet e vendeve të punës dhe duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune.Në ishullin italian të Sardenjës, qindra punëtorë u përleshën me policinë në një protestë kundër mbylljes së një fabrike alumini (ALCOA).Fabrika mbështet rreth 1,500 vende pune, dhe mbyllja e saj më 1 nëntor ka qenë një goditje për ekonominë në këtë ishull.Në Spanjë, policët protestuan në Barcelonë, duke kërkuar paga dhe kushte më të mira. Në kryeqytet, Madrid, protestuesit u mblodhën në sheshin qendror dhe filluan një grevë të përgjithshme në kohën e mesnatës, duke protestuar një rritje të madhe të taksave. Një grevë e planifikuar për sot do të ndikojë në shkolla dhe transport, duke përfshirë udhëtimin ajror.Në Lisbonë, zjarrfikësit kanë protestuar masat shtrënguese të lidhura me marrjen e një pakete shpëtimi nga jashtë për zbutjen e borxhit të Portugalisë. Një sërë grevash të përgjithshme sot, të mërkurën, pritet të mbyllin shërbimet publike, si shkollat, postat, transportin dhe grumbullimin e mbeturinave.Inspektorët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian u takuan me udhëheqësit e sindikatave portugeze, si pjesë e vlerësimit të progresit ekonomik të vendit.Një grup i udhëheqësve të BE-së u takuan në Bruksel të martën për të diskutuar buxhetin 2014-2020 përpara rakimit të nivelit të lartë të BE-së javën e ardhshme.Vendet anëtare nuk bien dot dakord për kufijtë e shpenzimeve për institucionet e BE-së.Papunësia është e lartë në disa vende evropiane jugore, sidomos në Spanjë, si rezultat i një ekonomie të ngadaltë. Në Portugali, disa analistë të biznesit paralajmërojnë se shtrëngesa financiare në vazhdim do të çojë në një recesion vitin e ardhshëm.Disa nga protestat më të mëdha kundër masave shtrënguese kanë ndodhur në Greqi, ku borxhi i madh publik mund t'a detyrojë vendin të largohet nga eurozona zona.