Aksident i rëndë në Itali, vdesin 3 shqiptarë nga Kosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku si pasojë humbën jetën tre shqiptarë nga Kosova dhe një italian.Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme në periferi në qytetit Crema në Itali.Rilind Zenunaj, 21 vjeç, Besim Tafilaj, 34 vjeç dhe Kamber Tafilaj, 48 vjeç, po udhëtonin me një kamionçinë tip "Merzedes-Benz", kur në një moment automjeti humbi kontrollin dhe doli në korsinë tjetër të rrugës, duke u përplasur me një kamion "Iveco".Të dy makinat janë shkatërruar dhe veç tre kosovarëve, i vdekur ka mbetur dhe italiani 47-vjeçar, Massimo Bergomi.Shoferi i kamionit, sipas autoriteteve policore lokale, ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Sipas mediave vendase përplasja ka qënë mjaft e fortë, sa forcave zjarrëfikëse u është dashur shumë kohë që të nxirrnin viktimat nga kamionçina.Ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga ana e kamionçinës me të cilën udhëtonin shqiptarët nga Kosova.