Gdhendet në varrin e Whitney Houston “I will always love you”
Javën e shkuar familja e këngëtares Whitney Houston vendosi të gdhendte në pllakën e varrit të saj në Fairview , titullin e single-it të saj të pare që e bëri dhe të famshme në vitin 1992 duke shitur kështu plotë 12 milione kopje albumesh në mbarë botën.
Përveç faktit që kjo ishte një këngë të cilën ajo e donte shumë, familjaret u përpoqën të përmblidhnin me një fjali një pjesë sado të vogël të dashurisë që ndjenin për të.
Këngën “I will always love you” fillimisht e shkroi dhe e këndoi Dolly Parton një këngëtar vendas në vitin 1974. Por përveç famës që Whitney arriti të siguronte nga kjo këngë hit, cila edhe në ditët e sotme dëgjohet vazhdimisht , ajo fitoi dhe dy çmime Grammy që e bënë krenare atë dhe të bijën Bobby Kristina.
Kjo e fundit ka vendosur të martohet me vëllain e saj të adoptuar Nick Gordon , dhe të dy shprehen se janë shumë të lumtur pa i interesuar zërat të cilët sa vijnë dhe shtohen duke i dhënë përmasa më të mëdha këtij lajmi.