Nikki Phillips, rrëfen jetën pas diagnostikimit me kancer

Modelja e famshme australiane Nikki Phillips nuk ka dashur të japë asnjë informacion lidhur me jetën dhe sëmundjen e saj , por pas kaq kohësh duket se ka vendosur të rrëfejë gjithçka që ka përjetuar , ngjarje të cilat i ka përmbledhur që në fillim me fjalën ' Të tmerrshme'.Opening up: The New Zealand-born, Sydney-based 29-year-old was diagnosed with stage three cervical cancer in 2009, after a routine Pap smear came back irregularÇdo gjë ishte perfekte në jetën e 29-vjeçares deri në momentin kur pas një kontrolli rutinë kur mjeku i tha : " Nikki , ti e di që unë nuk e zgjas thënien e së vërtetës, dhe ti je diagnostikuar me kancer në mitër."Opening up: The New Zealand-born, Sydney-based 29-year-old was diagnosed with stage three cervical cancer in 2009, after a routine Pap smear came back irregularQë në atë moment ajo thotë se kaloi vështirësi njëra pas tjetrës ku sikur të mos mjaftonte fakti që ishte e sëmurë , miqtë që ajo i quante të ngushtë e braktisën dhe askush s`ju gjend vetëm se nuk ishte si më parë, duke e lënë vetëm, nën shoqërinë e familjes.Support and strength: The New Zealand's Next Top Model guest judge is now happily engaged to New Zealand musician Dane Rumble, who she met after her surgeryKjo ishte nje tronditje e madhe për të pasi kishtë një numër të konsiderueshëm miqsh, nga të cilët askush nuk bëri dallim për t`i dalë në krahë dhe për t`i dhënë forcë morale. Por menjëherë pasi mori vesh ekzistencën e sëmundjes i duhej të merrte masat për parandalimin e përhapjes së saj duke kryer një operacion të menjëhershëm për zhdukjen e qelizave të mëdha kancerogjene.Cancer free: In November last year, Miss Philips was declared free of cervical cancer, and said she still hopes to have a family with Mr RumbleMegjithëse operacioni doli i suksesshëm, modeles ju rekomandua një vit pushim dhe kontrolle të shpeshta për të marrë veten. Por siç shprehet dhe Nikki pas kësaj të keqeje fshihej dhe një e mirë. Sapo përfundoi operacionin ajo njohu Dane Rumble me të cilin është fejuar dhe ka gjetur mbështetje." Ai është njeriu më i mrekullueshëm që njoh. Më ka mbështetur dhe pranuar kështu sic jam. Të dy kemi dëshiren dhe qëllimin të formojmë një familje. Por pjesa që më ka befasuar ka qënë kur Dane më tha se nuk përbën problem n.q.s unë nuk mund të lind fëmijë " thekson modelja.