Rita impresion me performancën dhe trupin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2013, 14:00
Rita Ora impresionoi publikun kur u paraqit në një një festival në Londër bashkë me Snoop Dogg, por performanca e saj të shtunën në Yahoo! Wireless Festival pati një jehonë të jashtëzakonshme.
Me veshje të stileve të ndryshme ajo tashmë çdo ditë është në "lupën" e paparacëve që e ndjekin në çdo cep të botës ku ajo shkon.
Kështu çdo ditë e më shumë këngëtarja me origjinë nga Kosova po konsolidohet si një ndër artistet më me emër në Britani.





