Buzëqeshja prej diamanti e Rihannës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2013, 12:15
Rihanna ka bërë çmendurinë e radhës. Ajo ka veshur dhëmbët e saj me diamante duke shpenzuar 300 mijë stërlina.
Rihanna gjatë performancës në festivalin Wireless në Londër, të cilës iu bashkua edhe Jay-Z, ka treguar dhëmbët e saj të mbuluar nga diamante.
Rihanna dhe Jay-Z, janë vlerësuar se kanë pasur një performancë triumfuese në këtë festival.
Edhe Justin Timberlake, iu bashkua këtij evenimenti, i cili për tri ditë më radhazi është mbajtur në parkun e Mbretëreshës Elizabeth, në Stratford, në Londrën Veriore.