Britney Spears ia kushton fundjavën dy djemve
Duket se Britney ka ndërmarrë iniciativën jo vetëm për të qenë një nënë shembullore por dhe një person me gjendje shpirtërore të qetë. Këngëtarja se bashku me dy djemtë e saj vendosën që të dielën ta kalonin nën shoqërinë e paqes që i dhuron ambjenti fetar.
Të tre zgjodhën që rrugën për në kishë ta bënin në një formë shëtitjeje, duke ecur në këmbë nën rrezet e diellit të Kalifornisë.
Britney ka kohë që ka bërë të ditur se gjithnjë përpiqet të japë më të mirën e saj në jetë, por gabimet e kryera për shkak të papjekurisë së moshës siç e quan ajo nuk e kanë lejuar të nxjerrë në pah edhe anët e saj pozitive, pasi njerëzit gjithmonë preferojnë të fokusohen tek gabimet, sado minimale qofshin ato.
Prandaj ajo ka gjetur shtysë dhe ngushëllim në kishë, të cilën u bë një kohë e gjatë që e frekuenton. Por përveç këngëtares 31-vjeçare dhe 2 djemve të saj të cilët ishin pjesëmarrësit në klipin e saj më të fundit Ohh La Laa duket se mungon dhe i dashuri i ri i Britney-t , Dave Lucado me të cilin ka filluar të shoqërohet që në shkurtin e këtij viti.