Naomi përpiqet të harrojë të shkuarën
Modelja 43 vjeçare, Naomi Campbell, u shokua kur pa ish -të dashurin e saj, të dilte dorë për dore me të dashurën e tij të re, vetëm një javë pas ndarjes së tyre.
Miliarderi rus, Vladimir Doronin, tani del me një tjetër modele.
Ajo është 25 vjeçarja kineze, Luo Zilin.
Por pavarësisht këtyre ngjarjeve të cilat e kanë bërë të ndjehet keq, Naomi ka vendosur të qetësohet dhe ta lërë mënjanë të shkuarën, duke marrë mikun e saj më të mirë, Stefano Pilati, për të pushuar një fundjavë në Mykonos të Greqisë.
E veshur me një kapele kauboji dhe një bluzë të gjatë të bardhë, ajo së bashku me mikun e saj kanë shëtitur pjesën më të madhe të ishullit grek, duke marrë rreze dielli dhe duke biseduar.

Ndërkohë që modelja përpiqej të kalonte mirë me mikun e saj, duket se as ish i dashuri nuk ka qëndruar i vetëm. Ai së bashku me të dashurën e re janë fotografuar në plazhet e Ibizës gjatë gjithë kohës të përqafuar.


50 vjeçari dhe e dashura e tij e re, duket e kanë shijuar në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit në një jaht luksoz, dhe në vilën madhështore të tij .
