Gjarpri i fshehur në tualet pickon penisin e izraelitit

Një 35 vjeçar izraelit është dërguar me urgjencë në spital pasi një gjarpër kishte dalë papritmas nga tualeti ku ai ishte ulur dhe e pickoi në penis.Burri i plagosur i tha mjekëve të emergjencës se ai pati një ndjesi të fortë djegieje teksa po përdorte tualetin në shtëpinë e prindërve të tij në qytetin verior të izraelit, Nofit. Ai pa "poshtë" dhe dalloi gjarprin. Pas kësaj vrapoi i tmerruar për të lajmëruar ambulancën.Një mjek është shprehur : "Është hera e parë që shoh një gjarpër të pickojë në këtë mënyrë. Fatmirsisht të gjitha testet janë në rregull dhe pacienti është në gjendje të mirë". Mjekët shtuan se vetë viktima e kishte marrë me sportivitet këtë incident dhe qeshte me të.Gjarpri ishte shumë i vogël dhe jo helmues, megjithatë, doktorët e Qendrës Spitalore Rambam në Haifa kanë vendosur ta mbajnë burrin e shtruar edhe për disa ditë për ta monitoruar më nga afër.