Williams largohet për herë të dytë nga grupi "Take That"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2013, 13:57
Robbie Williams është larguar për herë të dytë nga grupi "Take That" për t`u përqëndruar më shumë në albumin e tij solo.Në kohën kur ai u ribashkua me grupin pas 15 vitesh, të gjithe fansat shpresonin se tani po kthehej për të mirën e grupit, por Williams humbi shansin për të thyer rekordin e grupit me inçizimin e albumit të shtatë."Robin po mendon për karrierën e tij solo. Ai e ndjen se është në kulmin e karrierës së tij dhe dëshiron të vazhdojë këtë sukses", ka thënë një burim për prestigjozen "DailyStar".







