Kate Upton nuk është e dashuruar

Supermodelja me famë botërore, Kate Upton, ka deklaruar se ajo nuk është dashuruar edhe pse ka qënë e lidhur shpesh me disa prej personazheve të famshëm.Kate, e cila u përfol më parë se mund të jetë në lidhje me reperin P.Diddy, tani po spekulohet se mund të ketë filluar një romancë me valltarin Maksim Chmerkovsky.Por, bukuroshja që njihet për sytë e bukur i ka mohuar këto zëra."Momentalisht jam single dhe nuk e kam asnjë mashkull në jetën time. Maxim është vetëm një mik imi i ngushtë. Mediat po merren shumë me jetën time private, po më lidhin me njerëz të ndryshëm"."Nëse do të jem në romancë me dikë, nuk kam arsye ta fsheh, do të dal publikisht", ka thënë Kate.Edhe valltari e ka mohuar lidhjen me bukuroshen amerikane, duke thënë se është në lidhje serioze me Karina Smirnoff.