Beckham: Princi le të quhet David
Një ndër miqtë më të ngushtë të familjes mbretërore britanike David Becham ka kohë që shpreson që pasardhësi të quhet njësoj si ai. Dhe pse kjo është një preferencë e shprehur nga Duka dhe Dukesha , ai përsëri uron që fëmija te jetë i gjinisë mashkull.
38- vjeçari dhe bashkëshortja e tij , ikona e modës Vitoria Becham të cilët ishin pjesëmarrës në dasmën mbretërore, pohuan në një intervistë : " Ata do të jenë prindër të mrekullueshëm. Kemi parë se si sillen ata me femijët, dhe ajo që menjëherë të bën përshtypje është durimi që i karakterizon.
William dhe Kate marrin cdo veprim të fëmijëve me qetësi dhe buzëqeshje. Ne e kemi parë Williamin të rritet. Nga një djalosh, ai është shndërruar në një zotëri të vërtetë. Dhe e gjitha kjo është meritë e babait të tij".
Çifti i ka qëndruar pranë miqve të tyre dhe ende vazhdon ta bëjë, sepse nga dita në ditë Kate pritet të lindë. Kjo ka qënë arsyeja që e ka shtyrë David dhe Victorian të shpërngulen në Britani të paktën derisa princesha të ketë në krahët e saj pasardhësin. Çifti është parë i shoqruar nga fëmijët e tyre, gjë e cila na shtyn të mendojmë se qëndrimi i tyre do të jetë per një kohë të gjatë.