Foto të papublikuara të Princeshës Diana, në Shtëpinë e Bardhë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2013, 12:47
Kanali amerikan Channel 4 ka publikuar disa fotografi të papublikuara më parë të princeshës Diana, si pjesë një dokumentari të realizuar për të.
Fotografitë datojnë në shtator të vitit 1985, gjatë një vizite të Dianës dhe Charlsit në Uashington D.C. Diana, e cila ishte 24 vjeç, duket e pasigurtë në fotografitë e marra nga Pete Souza.
Ajo shihet duke kërcyer në një mbrëmje gala në Shtëpinë e Bardhë, me emra të mëdhenj si; Presidenti Ronald Reagan (ne foto), aktori dhe regjisori, Clint Eastwood, apo John Travolta dhe Tom Selleck.
