Ndërron jetë aktori Cory Monteith
Ylli i serialit te famshem amerikan “Glee”, Kori Montith, eshte gjetur i vdekur ne dhomen e tij te hotelit ne Vankuver. 31 vjecari kishte perfunduar nje séance rabilitimi per varesine ndaj substancave narkotike ne prill dhe dukej se ishte i lumtur dhe i shendetshem ne muajt e fundit te jetes.
Ylli i serialit te famshem amerikan “Glee”, Kori Montith i ka kaluar oret e fundit te jetes se tij, duke shijuar nje mbremje jashte me miq, perpara se te vdiste ne menyre tragjike nga shkaqe te panjohura, nderkohe qe ishte vetem ne nje dhome hoteli.

Kori Montith kish qene me miqte e tij ne dhomen luksoze te hotelit te shtunen ne darke, perpara se te nisej per te kaluar naten jashte. E dashura e tij, gjithashtu nje nga aktoret e serialit “Glee”, Lea Mishelle, mesohet se nuk ka qene me te. Asnje shkak vdekjeje nuk eshte konfirmuar deri tani, ndersa mjeket do te kryejne autopsine te henen.

Autoritetet refuzojne te shprehen se problemet me drogen dhe hyrje daljet e Monteith ne qendra reabilitimi kane lidhje me vdekjen e tij. Ato gjithashtu nuk pranojne te flasin per cka permbante dhoma brenda.
Thuhet se aktori kishte qendruar i vdekur ne dhomen e tij per ore te tera perpara se trupi i tij te gjendej nga stafi mirembajtes i hotelit. Ne vendngjarje nuk kishte asnje shenje perleshjeje sipas policise, gje qe tregon se 31 vjecari kishte vdekur vetem.
