Bangladesh, akuza për krime lufte, 90 vite burg për liderin islamik
Një gjykatë e krimeve të luftës ka shpallur fajtor liderin islamik Ghulam Azam për pesë akuzat që lidhen me luftën e pavarësisë së Bangladeshit më 1971 me Pakistanin. Ghulam Azam u dënua me 90 vjet burg për përfshirjen e tij në vrasje masive dhe dhunimeve gjatë luftës.Prokurorët e Bangladeshit e kanë përshkruar 90- vjeçarin, Azam si "organizatorin" dhe "arkitektin" e masakrave dhe përdhunimeve të kryera nga paramilitarët që kanë luftuar kundër pavarësisë.Ndërsa e kanë krahasuar atë me Adolf Hitlerin dhe kanë kërkuar dënimin me vdekje. Por kryeprokurori i gjykatës për krime lufte M.K Rahman tha se megjithëse ai e meriton dënimin me vdekje duhet të marrim parasysh moshën dhe sëmundjet që ka," atij i janë dhënë kushte të tjera të dënimit deri në 90 vjet apo mbajtje në burg deri në vdekje", tha kryeprokurori Rahman.Përgjatë luftës për çlirim, Azam, e ka udhëhequr pjesën e shtetit që atëkohë i takonte Pakistanit lindor. Ajo pjesë e territorit ishte përkrahëse e ushtrisë pakistaneze përgjatë konfliktit 9 mujor që ka përfunduar më 16 dhjetor 1971, kohën kur ushtria e Pakistanit është dorëzuar.Gjykata shpalli fajtor liderin islamik me pesë akuza, për përfshirje konspiracion, nxitje, planifikim, bashkëfajësinë dhe dështimin për të parandaluar vrasjet. Ky është vendimi i pestë kundër liderëve partiakë aktualë dhe të mëparshëm. Azam i ka mohuar akuzat, të cilat sipas mbështetësve të tij janë të motivuara politikisht.Qeveria e Bangladeshit vlerëson se ushtria pakistaneze dhe bashkëpunëtorët lokal kanë vrarë tre milion njerëz dhe kanë dhunuar rreth dyqind mijë gra. Këto të dhëna janë hedhur poshtë nga hulumtuesit e pavarur të cilët thonë se numri i të vrarëve dhe grave të dhunuara është më i vogël.Ndërkaq mbështetësit e partisë kryesore islamiste të Bangladeshit, Jamaat-e-Islami, që Azam drejtoi nga viti 1969 deri në vitin 2000, u përleshën me policinë përpara e aktgjykimit, kjo e fundit është përgjigjur me plumba gome.