SHBA, dorëhiqet sekretarja e Sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2013, 07:30
Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano do të japë dorëheqjen për të drejtuar Universitetin e Kalifornisë.Nuk është ende e qartë se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post, i treti më i rëndësishmi në administratën amerikane me një mandat të gjerë që përfshin emigracionin dhe menaxhimin e krizave.Ish-guvernatorja e Arizonës, një nga zërat më të fortë për reformen e emigracionit, pati një rol të rëndësishëm për t’i raportuar Kongresit dhe publikut sulmin me bomba në maratonën e Bostonit.Presidenti Barack Obama, në një komunikim me Napolitano, e falenderoi atë për punën e palodhur, raportojnë mediat amerikane online.