William Burns sot në Kajro, takohet me liderët e Egjiptit

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, William Burns, sot në Kajro do të takohet me liderët e Egjiptit.Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në këtë vend,që kur ushtria përmbysi presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, më 3 Korrik.Pritet që Burns të takohet me zyrtarë ushtarakë dhe liderë të qeverisë së përkohshme, gjatë vizitës së tij, që do të zgjasë dy ditë.Nuk është e qartë nëse ai do të takohet edhe me liderët e Vëllazërisë Myslimane, lëvizje islamiste që e mbështet Morsin, dhe e cila ka protestuar duke kërkuar kthimin e tij në presidencë.Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, është përmbajtur që përmbysjen e Morsit ta përshkruaj si “grushtshtet”.Një vlerësim i tillë do të kërkonte që, sipas ligjit amerikan, të ndalet ndihma ushtarake për Egjiptin, e cila arrinë në më tepër së 1 miliard dollar në vit.