India inauguron centralin e ri bërthamor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2013, 12:28
ËËshtë hapur sot centrali më i ri bërthamor i Indisë, pasi është mbushur me karburant uraniumi.Autoritetet njoftuan se ky central pritet të bëhet funksional në tërësi, dhe të prodhoj energji elektrike nga muaji gusht.Kompletimi i impiantit në Kudankulam në pjesën jugore të shtetit Tamil Nadu, është shtyrë për një kohë të gjatë për arsye sigurie.Protesta të shumta e kanë përcjell hapjen e këtij centrali, prej se në vitin 2011 në Japoni ngjau katastrofa bërthamore, nga rrjedhja në impiantin e Fukushimas.India ka 20 centrale bërthamore në mbarë vendin, të cilat gjenerojnë 4,780 MW/h të energjisë elektrike.Centrali i ri në Kudankulam pritet të prodhoj edhe 1,000 MW/h të tjerë.Kooporata e Energjisë Bërthamore ka në plan të shtoj kapacitetet deri në 63,000 MW/h, me 16 reaktorë të rinj bërthamor deri në vitin 2032.Konsumi i energjisë elektrike në Indi parashikohet të dyfishohet për një periudhë 10 vjeçare.