Aksidenti hekurudhor në Francë, përjashtohet gabimi njerëzor
Në Francë hetimet për aksidentin hekurudhor që i morri jetën 6 personave dhe plagosi mbi 30 të tjerë vazhdojnë ndërsa deri më tani zyrtarët francezë thonë se nuk ishte gabimi njerëzor shkaku për daljen nga shinat të trenit në jug të Parisit.Ministri francez i Transportit, vlerësoi veprimet e shpejta të inxhinierit të trenit dhe tha se hetimi do të përqëndrohet në aspekte si infrastruktura. Ai i tha një radioje franceze se njoftimi me shpejtësi nga ana e inxhinierit për daljen nga shinat shmangu përplasjen me një tren tjetër me vetëm disa sekonda.Tre hetimet të veçanta, duke përfshirë një hetimi policor, janë duke u kryer për të përcaktuar shkakun e saktë të daljes nga shinat dhe rrëzimit të trenit.Treni u nis nga Parisi pas mesditës për në Limozh, kur gjashtë prej vagonëve dolën nga shinat. Një prej tyre u përplas me vendstacionin.Kompnia hekurudhore raportoi se të paktën 385 pasagjerë ndodheshin në tren, kur ndodhi aksidenti. Sipas mediave franceze në muajin maj kompania e hekurudhave njoftoi pasagjerët për kryerjen e punimeve në ndërruesit e shinave në këtë zone megjithatë ende e qartë thotë ai nëse problemi lidhet me aksidentin e të premtes.