Rrezatimi radioaktiv në Japoni

Njoftimet e reja lidhur me ndotjen nga rrezatimi nga termocentrali i dëmtuar bërthamor i Fukushimës në Japoni kanë ngritur shqetësime të reja. Ajo që pritet të jetë një betejë disa dekadëshe për ndalimin e rrjedhjeve radioaktive dhe për pastrimin nga ndotja në uzinën bërthamore Fukushima 1, është përsëri në vëmendjen e publikut, pas zbulimit të informacionit të ri.Pronari i objektit të shkatërruar, Kompania e Energjisë Elektrike të Tokios, TEPCO, thotë se në muajt e fundit ka patur një rritje të madhe të niveleve të radioaktivitetit tek ujrat tokësore, si dhe në ato të oqeanit.Ndërkohë, kreu i Autoritetetit Rregullator të Energjisë Bërthamore të Japonisë, Shunichi Tanaka, pranon se uji i ndotur ndoshta ka rrjedhur vazhdimisht në Oqeanin Paqësor, që kur uzina bërthamore u shkatërrura nga cunami i vitit 2011. Tanaka thotë se oqeani vazhdon të ndotet në një fare mase, qoftë pak, apo shumë, dhe ndërsa arriti kulmin në kohën e fatkeqësisë dy vjet më parë, ai mendon se ndotja ka vazhduar edhe më pas.Regullatori bërthamor Tanaka pranon se burimi i rrjedhjes nuk dihet dhe se askush nuk ka në plan ta ndalojë atë.Duke folur me gazetarët Tanaka tha se nuk ka zgjidhje të plotë dhe se në se do të kishte, ata do ta zbatonin. Autoritetet dhe TEPCO, thotë ai, ndoshta do t’u duhet të eksperimentojnë për të gjetur burimin dhe zgjidhjen e problemit.Shkatërrimi i tre reaktorëve të uzinës Fukushima 1, ka patur ndikim negativ për industrinë bërthamore në Japoninë, një vend me burime të pakta energjitike.Para fatkeqësisë së vitit 2011, Japonia, një vend me zhvillim të lartë induatrial, varej tek energjia bërthamore për rreth një të tretën e nevojave të veta energjitike.Aktualisht vetëm dy reaktorë bërthamorë janaë në gjendje pune në Japoni, të tjerët janë fikuar.  Atyre u duhet të plotësojnë standarte strikte sigurie, para se të marrin leje për të rifilluar përsëri prodhimin e energjisë elektrike për ekonominë e tretë më të madhe të botës.