Francë, aktivistët hyjnë në centralin atomik

Aktivistët e organizatës Greenpeace, kanë hyrë në centralin atomik Tricastin në pjesën juglindore të Francës.Greenpeace dhe policia lokale thanë se aktivistët kanë gjetur mënyrën për të hyrë në central, që udhëhiqet nga kompanitë EDF dhe Areva, sot herët në mëngjes.Greenpeace tha se grupi ka mbajtur pankarta në të cilat shkruante “Tricastin: një aksident atomik”? dhe “Francois Hollande: president i katastrofës”?Në një deklaratë me shkrim të organizatës Greenpeace në Francë, thuhet se centrali Tricastin, që ndodhet 200 kilometra në veri të qytetit-port Marsej, është “njëri nga pesë centralet më të rrezikshme në Francë”.Aktivistët e organizatës Greenpeace në mënyrë ilegale i kanë okupuar disa centrale atomike në Francë, për të theksuar atë që ata e shohin si rrezik të energjisë atomike dhe për të demonstruar mungesë të sigurisë.Në vitin 2008, nga centrali Tricastin ka rrjedhur uranium, duke helmuar lumenjtë lokalë.