Snowden ka informacione shumë të dëshme për SHBA-në

Insistimi i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës për të arrestuar ish kontraktorin e CIA-s Eduard Snowden  duket se e ka një shpjegim.  Një gazetar që ka intervistuar  Snowden dhe që ka parë disa nga të dhënat e amerikanit të arratisur thotë se ai ka informacione  të cilat mund të bëhen ankthi më i keq ndonjëherë  i Shteteve të Bashkuara nëse publikohen. Glenn Greenwald, gazetar i “The Guardian” i cili ishte i pari që publikoi dokumentet e Snoëden thotë se ish agjenti ka  shumë  materiale  që t'i shkaktoj dëme të mëdha qeverisë së Shteteve të Bashkuara vetëm një minutë, një gjë që askush s'ka mundur kurrë ta bëjë".Duke folur për gazetën argjentinase "La Nacion", Greenwald  thotë se Snowden ka vendosur  që në ditët e ardhshme  të zbuloj disa informacione  të cilat mund ta dëmtojnë Washingtonin. Snowden, është duke qëndruar në zonën neutrale të aeroportit të Moskës për tri javë rresht, ndërsa ka thënë të premten se do të kërkoj azil në Rusi.Megjithëse ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se autoritetet ruse nuk janë në kontakt me amerikanin e arratisur. Çështja Snowden duket se është kthyer në një krizë diplomatike mes Moskës dhe Washingtonit. Sipas mediave amerikane presidenti Barak Obama i telefonoi presidentit rus Vladimir Putin pasi Snowden takoi përfaqësues të grupeve të të drejtave të njeriut në një aeroport të Moskës, duke u shfaqur për herë të parë që pas largimit nga Hong Kongu para tri javësh.Detajet e bisedës telefonike mes dy presidentëve nuk janë bërë të ditura, por Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar rasti "Snowden" po diskutohet.  Moska thotë se i arratisuri mund të qëndrojë në Rusi sa kohë sa nuk publikon informacione sekrete mbi skemat amerikanë të mbikqyrjes.Snowden ka dërguar kërkesa për azil politik në të paktën 21 vende, shumica e të cilave kanë hedhur poshtë kërkesën e tij. Megjithatë, Bolivia, Nikaragua dhe Venezuela kanë treguar se janë të gatshme ta strehojnë atë. Snowden nuk  mund të largohet nga zona tranzit pa dokumente të azilit, një pasaportë të vlefshme ose një vizë ruse-e deri tani ai nuk ka asnjë prej këtyre dokumenteve.