Seul, "Asiana", padi kundër një rrjeti televiziv amerikan

Kompania ajrore e Koresë Jugore, Asiana, ka deklaruar  se do të përgatisë padi kundër një rrjeti televiziv amerikan, i cili ka transmetuar emra të rremë dhe fyerje raciste për katër pilotët e aeroplanit, që u përplas në aeroportin e San Franciskos, ku u vranë katër persona.Një zëdhënëse e kompanisë Asiana, tha se raporti i ka fyer aziatët dhe e ka dëmtuar reputacionin e kësaj kompanie. Ajo tha se kompania do të dërgoj padi në ndonjë gjyq amerikan.Televizioni  KTVU ka kërkuar ndjesë për raportin e tij.Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, që është autoritet i qeverisë amerikane për sigurinë ajrore, gjithashtu, ka kërkuar falje, duke thënë se gabimisht ishin konfirmuar emrat racistë për anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të udhëtarëve.As rrjeti televiziv, e as Bordi i Sigurisë nuk kanë thënë se kush i kishte përdorur i pari emrat.Gjatë përplasjes së aeroplanit më 6 Korrik, në aeroportin ndërkombëtar në San Francisko, u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjera.