Festa kombëtare e Francës, marshim tradicional në “Champs Elysees” dhe spektakël ajror

Udhëheqës botërorë, mes së cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, morën pjesë në festimet për ditën e Bastijës në Paris, së bashku me Presidentin francez Francois Hollande.Rreth 5 mijë trupa, përfshirë ushtarë të OKB-së me bereta blu dhe pjesëtarë të ushtrive të 13 vendeve afrikane marshuan në paradë para tribunës presidenciale ku qëndronin zoti Hollandë dhe zoti Ban.Festa më e madhe franceze u mbajt nën hijen e trishtueshme të përplasjes vdekjeprurëse të trenit 20 kilometra në jug të kryeqytetit francez. Të paktën shtatë vetë është njoftuar se kanë humbur jetën kur treni doli nga shinat të premten. Shumë të tjerë u plagosën.Në një intervistë televizive sot, Presidenti Hollande tha se duhet punuar më shumë për të mirëmbajtur hekurudhat tradicionale. Por Presidenti u përqendrua në arritjet e Francës. Ai tha se ekonomia franceze po rimëkëmbet.Parada tradicionale në Champs Elysees kryesohej nga një oficer nga Mali, duke tërhequr vëmendjen për rolin e Francës në çlirimin e veriut të këtij vendi nga islamistët dhe grupe të tjera kryengritëse.14 korriku festohet në Francë si dita e çlirimit të burgut të Bastijes dhe fillimi i Revolucionit francez.Por, në historinë e këtij përvjetori krenar republikan ka një kthesë të çuditshme.Sipas historianëve, në fakt, francezët pa e kuptuar, prej kaq kohësh, mund të kenë festuar praktikisht jo marrjen e Bastijes në 1789-n, por një ngjarje të ndodhur 14 korrikun e një viti më vonë, “la Fete de la Federation”.Ata pretendojnë se data u caktua asokohe për të kremtuar, jo një ngjarje të dhunshme, siç ishte mësymja e Bastijes, por paqen dhe pajtimin. Që nga sulmi mbi burgun famëkeq, Parisi kishte qenë një qytet i shpresës e Revolucioni po kalonte nëpër një fazë optimiste.14 korriku 1790 ishte një festë e madhe purifikimi moral, e si e tillë u kremtua me paradën e delegacioneve të rojës së porsa krijuar kombëtare nga e gjithë Franca, që marshuan në Paris nën kryesimin e markezit “de Lafayette”.