Spanjë, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rajoy

Kryeministri i Spanjës  Mariano Rajoy po përballet  çdo ditë e më tepër me zemërimin e njerëzve dhe me thirrje të përsëritura për të dhënë dorëheqjen pas skandalit të fundit që e lidh atë me njeriun që është nën hetime për korrupsion.El Mundo shkruan se  Rajoy ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me ish-shefin e thesarit Luis Barcenas. Ky i fundit është në gjyq dhe përballet me akuzat për korrupsion dhe mashtrim tatimor.  Ky është episodi i fundit i skandaleve skandal që kanë zemëruar spanjollët, ndërsa vendi është në një recesion të thellë dhe papunësi rekord.Gazeta thotë se Rajoy dhe politikanë të tjerë të lartë kanë pranuar pagesa të paligjshme. Gazeta thotë  se ka shënimet origjinale të shkruara nga ish shefi i thesarit.Ndërkohë dhe drejtuesi i partisë kryesore opozitare  Alfredo Perez Rubalcaba i bëri thirrje kryeministrit  për dorëheqjen e menjëhershme duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme politike në Spanjë"."Sjellja e Zotit Rajoy-së në këtë situatë mund të përmblidhet thjesht: heshtje, gënjeshtra, dhe pas asaj që kemi mësuar marrëveshje të fshehta për të përfituar "tha Rubalcaba.Raporti më i fundit i El Mundo përfshin një mesazh të shkruar nga kryeministri Rajoy  dërguar Barcenas në janar të këtij viti. Gazeta thotë se bisedat tregojnë se Rajoy ka mbajtur "kontakte të drejtpërdrejta dhe të përhershme nga periudha  maj 2011 deri në mars 2013.Barcenas po hetohet rreth akuzave se ai ka  fshehur deri në 48 milion euro (£ 41m) në llogari të fshehta në  bankat  zvicerane. Prokurorët pohojnë se disa nga fondet burojnë nga donacione ilegale partiake apo rryshfete.