Vazhdojnë protestat në Turqi, tubime në Ankara e Antakyas
Protestat në Turqi vazhdojnë ende. Mbrëmjen e së premtes qindra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit Ankarasë dhe Antakyas.Në Ankara protestuesit hodhën gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të policisë në Kizialy, një ndër zonat qendrore të kryeqytetit. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe pompa uji për ti shpërndarë ato me force.Autoritetet turke raportuan të plagosur si nga radhët e protestuesve, ashtu edhe nga radhët e forcave të rendit.Edhe në Antakya, në jug-lindje të vendit u regjistruan përleshje të ashpra mes protestuesve dhe policisë. Sipas njoftimeve nga mediat turke, gjithcka nisi pas funeralit të një të riu, që kishte gjetur vdekjen në protestat e mëparshme. Edhe një herë autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen tubimet e dhunshme.Në qershor të këtij viti Turqia u përfshi nga një valë protestash masive, që nisën si protesta paqësore kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e një qëndre tregtare në Parkun Gezi, e cila u përshkallëzua në kërkesa të shumta, deri në dorëheqjen e Erdogan.Protestuesit janë ende në bisedime mbi gjetjen e një zgjidhjeje për planin e urbanizimit të Parkut Gezi, që protestuesit mbrojnë duke thënë se është ndër të hapësirat e pakta publike në Stamboll.