Garat "Encierros" në Spanjë, plagosen 21 persona

Ka arritur në 21, numri i të plagosurve gjatë garës me demat ne festivalin e San Firminit në qytetin Pamplona, të Spanjës, njoftuan shërbimet emergjente të shtunën ndërsa i vlerësuan si incidentet më të dhunshme në krahasim me ato të një viti më parë.Incidentet filluan kur garuesit u dyndën në hyrje të arenës, që është pika e nisjes së garës dhe më të rrezikshme. Në një gjatësi në total prej 846 metra garuesit dhe demat kalojnë nëpër rrugët e ngushta të qytetit.Gara tradicionale në Pamplona ka hyrë në ditën e shtatë, ndërsa deri tani janë plagosur 21 persona. Midis të plagosurve janë dhe turistë amerikanë, por në gjëndje të rëndë është spanjolli 31 vjecar i cili u sulmua nga një dem gjysmë ton i rëndë, që e ndau nga turma dhe filloi ta sulmojë me brinjë në kofshë për reth 30 sekonda. Spanjolli shpëtoi, pasi të tjerët e tërhoqën zvarrë për këmbësh.Gara e së premtes zgjati pesë minuta, dy herë më gjatë se zakonisht. Zakonisht ato zgjasin më gjatë kur kafsha çorientohet dhe bëhet e rrezikshme.Dhjetëra njerëz plagosen çdo vit në këto gara që spanjollët e quajnë encierros. Demat mund të peshojnë deri në 625 kilogramë, në festivalin nëntë ditor i cili që nga viti 1924 ka marrë 15 jetë njerëzish. Shtazët në fund vriten në luftërat e mbrëmjes me dema, ndërsa mishi shërbehet në restorante e lokale. Organizatat për mbrojtjen e kafshëve e dënojnë me forcë këtë traditë të përgjakshme.