Snowden kërkon azil në Moskë, Rusia: Ok por të mos nxjerrë më sekrete

Ish kontraktori i CIA-s Edward Snowden, pas disa javësh në heshtje, tha të Premten nga aeroporti i Moskës se kërkon azil politik të përkohshëm në Rusi, ndërsa ai theskoi se nuk është penguar që zbuloi sekretet e spiunazhit të Amerikës.Menjëherë pas shfaqes së Snowden në media, presidenti amerikan Barak Obama ka kryer bisede telefonike  me homologun e tij rus, Vladimir Putin, por pa ndonjë rezultat në kërkesën e Uashingtonit për ta ekstraduar përsëri në Shtetet e Bashkuara, ku ai ndiqet nga autoritetet amerikane nën akuzat për spiunazh. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, në bisedën e zhvilluar mes dy presidentëve është vënë theksi tek disa ndodhi që shqetësojnë marrëdhëniet e përbashkëta si në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit. Nga ana e tij Putin ka bërë të qartë se nuk synon të ekstradojë  Snowden në SHBA.Ish Agjendi i Cias në një takim me aktivistë të të drejtave të njeriut në aeroportin "Sheremetievo" të Moskës ku ndodhet tranzit që prej 3 javësh, sulmoi Shtetet e Bashkuara se po bojkotojnë përpjekjet e tij për të arritur në Amerikën Latine. Ai tha se shpreson të mbetet në Rusi deri sa të jetë i sigurt "udhëtimi i tij."Sipas agjencisë “Reuters”, Departamenti i Shtetit përsëriti thirrjen e tij qeverisë ruse të ekstradojë  Snowden në SHBA, duke theksuar se dhënia e azilit për një të arratisur do të "shkaktojë shqetësime". Zyrtarët rusë kanë deklaruar se 30 vjeçari nuk është zyrtarisht në vend pasi ajo deri tani ka mbetur në zonën e tranzitit të aeroportit.Gjatë Qershorit dhe fillimit të Korrikut ai aplikoi në më shumë se 20 vende për azil. Kërkesa iu pranua nga Venezuela, Bolivia dhe Nikaragua. Por ai nuk ka mundur të udhëtojë në asnjërin prej këtyre vendeve dhe ditën e Premte njoftoi aplikimin për azil në Rusi.Kushti i autoriteteve ruse për dhënien e azilit është ndalimi i menjëhershëm i publikimit të materialeve sekrete që dëmtojnë "partnerët amerikanë" të Moskës. Një ligjvënës rus tha se kërkesa e Snowden ka mbërritur në zyrat e autoriteteve ruse.