Protesta në Belfast, plagoset deputeti
Deputeti i Belfastit Verior, Nigel Dodds dhe 23 oficerë policie janë plagosur gjatë trazirave, që shpërthyen pas paradës së "Urdhrit Portokalli".Sindikalisti njëkohësisht deputet u rrëzua pa ndjenja nga një objekt i hedhur nga protestuesit dhe u transportua me ambulancë për në spital.Më herët, ai kishte bërrë thirrje për qetësi, pas shpërthimit të trazirave, kur një paradë Portokalli u ndërpre, në rrugën Woodvale. Besnikët sulmuan policinë të cilët ishin në zbatim të një vendimi nga ana e autoriteteve për të kufizuar marshimin e planifikuar të kalonte përmes një zonë nacionaliste.Një raport i gazetës lokale e përshkroi bandën luajaliste si "shumë të dehur", pasi ata përdorën metodat sektare, ndërsa protestuesit sulmuan policinë me tulla dhe shishe.Çdo korrik sheh tensione të tilla në kryeqytetin Belfast të Irlandës së veriut, pasi besniket marshojnë për të festuar fitoren nga William of Orange në betejën e Boyne në vitin 1690.Shumë katolikë i shohin marshimet si provokative. Trazirat nga nacionalistët irlandezë në vitet e mëparshme kanë bërë Komisionin e paradave të refuzojnë lejen që këtë herë të marshojnë nëpër një pjesë të vogël të zonës Ardoyne nacionaliste.