Francë, treni del nga shinat, të paktën 6 të vdekur dhe 30 të plagosur
Vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit për të gjetur pasagjerët e tjerë nga treni që u rrëzua në Bretigny-sur-orge, në jug të Parisit, të Premten pasdite.Autoritetet deri tani bëjnë me dije se të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur.Treni ndërqytetas u nis nga Parisi drejt qytetit Limoges, kur doli nga shinat dhe u përplas me një platformë të stacionit rreth orë 17:15 të pasdites.Hetimet për shkakun e aksidentit, janë ende në zhvillim, ndërkohë ekipet e shpëtimit kanë qenë në kërkim në rrënoja gjatë gjithë natës.Kryeministri francez Jean-Marc Ayrault, duke folur nga zona e rrëzimit vonë të Premten, tha se "aktualisht 6 persona kanë humbur jetën dhe 30 prej tyre janë të plagosur ndërsa 9 trej tyre janë në një gjendje të rëndë". Disa prej të plagosurve u dërguan me helikopter në spital.në Vendngjarje mbërriti dhe Presidenti i Francës, Francois Hollande, ku zhvilloi një mbledhje me zyrtarët e emergjencave.Kryebashkiaku i Bretigny-sur-Orge Mishel Pouzol, tha se katër prej vagonëve janë përmbysur pas përplasjes. Ai tha se shërbimet e emergjencës po i përgjigjen alarmit të kuq, që aktivizohet kur priten shumë viktima. Një burim i policisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se, treni me 385 pasagjerë u përplas me shpejtësi dhe u nda në dy pjesë, njëra që vazhdoi të ecte, ndërsa vagonët e shkëputur u përmbysën. Giljelm Pepi, kreu i kompanisë së Hekurudhave SNCF, e përshkroi aksidentin si "katastrofë" dhe tha se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.