Alarm në Mekë për virusin vdekjeprurës,rekomandohen maskat
Në prag të nisjes së Haxhit autoritetet e shëndetësisë në Arabine Saudite i bëjnë apel pelegrinëve të tregohen të kujdesshëm për higjenën gjatë grumbullimeve masive.Zyrtarët e shëndetësisë kanë kërkuar nga pelegrinët që do të vizitojnë tokat e shenjta që të vënë maska në vendet të mbushura me njerëz për të ndaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës MERS. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu këshillon personat e moshuar, apo ata me sëmundje kronike që të shtyjnë pelegrinazhin e tyre.Zyrtarët e shëndetësisë u bënë thirrje njerëzve që marrin pjesë për të ruajtur standardet e higjenës personale, të përdorin shami letre kur teshtijnë dhe kolliten dhe të kenë bërë vaksinimet e nevojshme.Tridhjetë e tetë persona kanë humbur jetën nga i njëjti virus në Arabinë Saudite. Ndërkohë që miliona myslimanë nga e gjithë bota pritet të marrin pjesë në Haxhi këtë tetor.Sindromi i frymarrjes MERS u shfaq në Gadishullin Arabik, në shtator të vitit 2012 dhe është pjesë e një familjeje të madhe virusesh, ku përfshihen i ftohti i zakonshëm dhe SARS-i (severe acute respiratory syndrome).Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar deri tani një total prej 80 rasteve të infektimit, duke përfshirë 44 vdekje në mbarë botën.Një herë në vit, pelegrinët udhëtojnë në Mekë, në Arabinë Saudite dhe luten së bashku para Qabesë. Muslimanët gjithashtu vizitojnë xhaminë Al-nabawi dhe Xhaminë e Profetit, në Medine.