Rrëzohet helikopteri i NATO-s në Afganistan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2013, 10:38
Misioni i NATO-së në Afganistan njoftoi sot se një helikopter i tij është rrëzuar në krahinën veriore të këtij shteti në Baghlan.Një zëdhënës i Forcës Asistuese Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan (ISAF) Will Driffen e konfirmoi këtë incident, por pa dhënë më shumë detaje.Guvernatori i provincës ku raportohet se u rrëzua helikopteri tha se incidenti ka ndodhur të enjten mbrëma në një fshat të largët malor.Një anëtar i këshillit krahinor, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, tha se një operacion i gjerë ushtarak kishte ndodhur në këtë zonë, pak para se të rrëzohej helikopteri i NATO-s.