Egjipt, sot protesta pro dhe kundër-Morsit
Kundërshtarët dhe përkrahësit e presidentit të përmbysur egjiptian Muhamed Morsi do të protestojnë sot në Kajro dhe qytete të tjera të Egjiptit.Vëllezëria Myslimane është zotuar se do të vazhdojë të protestojë derisa Morsi të mos kthehet në pushtet.Zyrtarët thonë se Morsi vazhdon të mbahet në një kompleks të Gardës Republikane në Kajro, ku ushtarakët dyshohet se vranë më se 50 protestues islamist të hënën gjatë përleshjeve që intensifikuan zemërimin.Katër ushtarë janë vrarë po ashtu në këtë betejë që forcat thonë se është nisur nga terroristët.Ndërkohë, zyrtarët amerikan thanë të enjten mbrëma se ata do të vazhdojnë me planet e tyre për t’i dërguar Egjiptit katër aeroplan luftarak F-16, pavarësisht debatit në Washington nëse përmbysja e Morsi nga ushtria përbën ligjërisht një grusht shteti apo jo, e që do të ndikonte në ndaljen e ndihmës amerikane për këtë shtet.