Qeveria e re e Egjiptit kompletohet javën tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2013, 15:05
Kryeministri i përkohshëm i Egjiptit lajmëroi sot se brenda tre ditëve do të emëroj anëtarët e kabinetit të tij, ndërsa ka shumë gjasa që javën e ardhshme ministrat të bëjnë betimin.Liberali Hazem el-Beblawi, që shërbeu edhe si ministër i financave, është emëruar si kryeministër i përkohshëm pasi ushtria përmbysi nga pushteti presidentin e zgjedhur të Egjiptit Mohamed Morsi më 3 korrik.Qeveria e përkohshme pritet të drejtoj shtetin sipas një udhërrëfyesi që ka hartuar ushtria për të rivendosur sundimin civil.Ndërkohë, kundërshtarët dhe përkrahësit e Morsit po protestojnë në Kajro dhe qytete të tjera të Egjiptit.Protestat rivale kanë ngjallur frikën se ato mund të përshkallëzojnë deri në dhunë.