Siri, Al-Kaida vret një komandant të FSA-së
Ushtria për Çlirimin e Sirisë (FSA) ka deklaruar se grupe të lidhura me Al-Kaidan kanë vrarë një prej komandantëve të saj.Zëdhënësi i FSA-së tha të premten se anëtari i lartë i liderëve ushtarak Kamal Hamami, është vrarë në qytetin portual Latakia, nga luftëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant.Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, raporton se Hamami është vrarë të enjten në luftimet ndërmjet të dy fraksioneve për të marr kontrollin e një post-blloku në Latakia.Sipas FSA-së, vrasja e komandantit paraqet “një zhvillim shumë serioz”, dhe ajo mund të përshkallëzoj çarje ndërmjet grupeve rivale të moderuara dhe atyre radikale, që po luftojnë për të përmbys presidentin Bashar al-Assad.Kjo i shton edhe më shumë antagonizmit në rritje ndërmjet të FSA-së dhe islamistëve, të cilët nganjëherë kanë bashkuar forcat në fushëbetejë.