Libani në prag të luftës civile

Lufta civile në Siri është duke u shtrirë edhe drejt Libanit, ku përplasjet mes grupve pro dhe kundra rebelëve, ndodhin pothuajse përditë.
Rruga Siria në qytetin e Libanit verior është kthyer në një zonë përleshjesh mes mbështetësve sunitë të rebelëve sirianë dhe slavitëve mbështetës të Presidentit Bashar al- Assad. Rrugicat e ngushta janë një vend i mirë për tu fshehur për snajperistët dhe vendi i vetëm ku mund të kalojnë kalimtarët. Militantët Suni qëllojnë si civilët ashtu edhe militantët alavitë në anën tjetër të rrugës.Mbështetje nga salafistëtRreth 30 militantë suni kanë vënë nën kontroll rrugën Siria këto ditë, duke e quajtur veten salafistë, një lëvizje Islamiste që kërkon të vendosë ligjin e Shariahs, që nuk pranon fetë e tjerë dhe kufizon të drejtat e grave.Abu al Bara, i cili përdor një pseudonim lufte, e quan veten si komandanti i 30 luftëtarëve salafistë. Ai mbështet frontin al Nusra në Siri, një grup rebel salafist i njohur për vrasjen e civilëve me anë të sulmeve me bomba."Ne do të donim një organzim të shtetit si Araba Saudite, që bëhet mbi bazën e Sharihas, por me disa modifikime. Ne nuk duma aq shumë kufizime për individët, por sistemi i tyre është i mirë" thekson ai.Për Bara dhe mbështetësit e tij, armiq nuk konsiderohen vetëm militantët Hezbollah, por edhe mbështetësit e tyre civilë. Abu Wadih, një nga luftëtarët e grupit të Baras, thotë se mbështetësit e Hezbollah "duhet të shkojnë në ferr. Ne do t'i luftojmë ata me armë, më thonjtë tanë, me dhëmbët tanë. Ne i duam ata të vdekur" shton ai.Ana tjetër
Partia pro Assadit, Demokracia Arabe, ka nje grup militantësh që sulmojnë në çdo moment me snajpera civilët Suni në anën tjetër të zonës. Ali Fodda, një nga liderët e partisë, thotë se ai mbështet ideologjinë pan Arabe të Assadit. "Kjo ideologji ishte në gjendie t'i bënte ballë ndërhyrjes së Izraelit dhe ne e mbështesim", tha ai.Kjo parti është aleate me Iranin dhe Hezbollahun që mbështesin Assadin, sepse mendon se ai ka një rol kyç në frontin e rezistencës ndaj izraelit. Fodda hodhi poshtë akuzat se militantët e tij kanë qëlluar mbi civilët. "Nuk ka civilë gjatë përleshjeve. Ne nuk vrasim civilë", deklaroi ai.Luftimet në kryeqytetin e Libanit janë duke u zhvilluar prej disa javësh, ndërkohë që përplasje ka patur edhe në qytetin jugor të Sidonit. Një Imam Salafist i bëri thirrje ndjekësve të tij të sulmojnë forcat libaneze dhe Hezbollahun. Si pasojë e luftimeve të deritanishme janë shënuar disa dhjetra të vrarë dhe të plagosur.