SHBA, kritika Kinës e Egjiptit
Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se janë “të zhgënjyera” nga Kina, për shkak se dështoi në ndalimin e analistit të arratisur të inteligjencës, Edward Snowden.Pas bisedimeve me zyrtarë kinezë, zëvendës/Sekretari i Shtetit, Edward Burns tha se veprimet e Pekinit “minuan” besimin në marrëdhëniet bilaterale.Këshilltari shtetëror kinez, Yang Jiechi, tha se Hong Kongu, i cili lejoi Snowden-in të largohej për në Rusi, veproi sipas ligjeve të territorit të vet. Grindja për çështjen Snoëden ka tensionuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kinës.Washingtoni kërkon të hetojë ish-kontraktorin e CIA-s, pas bërjes publike të mijëra dokumenteve të klasifikuara të inteligjencës amerikane.Ndërkohë, nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së amerikanëve as situata e tensionuar në Egjipt.SHBA-të i kanë kërkuar lidershipit egjiptian të ndalë arrestimet “arbitrare” ndaj anëtarëve të Vllazërisë Muslimane, duke paralajmëruar se është kundër shënjestrimit të ndonjë grupi të veçantë.“Jeni duke punuar kundër vetvetes, nëse përpjekjet tuaja janë pro gjithpërfshirjes”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon, paralajëroi gjithashtu qëndrimin e tij kundër përjashtimit të ndonjë pale.Turmat rivale pritet të ndeshen sërish në Kajro, të premten, pas përshkallëzimit të tensioneve me rrëzimin nga ushtria të presidentit islamik, Mohammed Morsi, javën e kaluar.Mbështetësit e tij kërkojnë rikthimin e Morsit dhe kanë vazhduar me grumbullimet masive pranë kazermave në Kajro, ku mendohet se mbahet ish-presidenti.