Peru, autobusi bie në humnerë,16 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2013, 07:08
Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur, pas incidentit me një autobus, që përfundoi në një humnerë 200 metra të thellë, në rajonin e Huancavelica, në jug-lindje të Perusë.Lajmi bëhet i ditur nga policia peruane, sipas së cilës autobusi ka dalë nga karrexhata për motive ende të panjohura, në një rrugë të ngushtë rreth 450 km nga kryeqyteti Lima.Në këtë shtet amerikano-jugor, të tilla incidente janë të shpeshta.