Arabi Saudite, zbulohet baza raketore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2013, 18:24
Revista Jane’s Intelligence Review me seli në Londër ka raportuar sot se e ka identifikuar një bazë raketore të re në Arabinë Saudite, e cila nuk ishte e njohur më parë.Raporti thotë se ekzistojnë shenja se raketat e lansuara nga ky lokalitet në shkretëtirë mund ta marrin në shënjestër Izraelin dhe Iranin.Zyrtarët e Arabisë Saudite nuk kanë bërë komente për këtë raport.