Dorëhiqet Jean-Claude Juncker

Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, që drejtoi qeverinë e vendit prej vitit 1995, paraqiti dorëheqjen, pas një skandali përgjimi.Parlamenti i vendit iu referua një raporti të mërkurën, i cili bënte fjalë për disa raste abuzimi nga agjencia e sigurisë së vendit SREL, e cila mbikqyret nga kryeministri.Aty përfshiheshin akuzat për përgjim të politikanëve, blerje të makinave private, apo pagesa në këmbim të aksesit te zyrtarët lokalë.“Shërbimi sekret nuk është përparësia ime”, - tha Juncker në Parlament, gjatë një fjalimi, që zgjati dy orë.Partia e Punëtorëve Socialistë të Luksemburgut, në koalicion qeverisës, i kërkoi kryeministrit të marrë përgjegjësinë dhe t’i hapet rruga zgjedhjeve të reja.Nuk është ende e qartë nëse Juncker, që ka mbajtur edhe postin e kreut të Eurozonës gjatë viteve 2005-2013, do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, që do të zhvillohen brenda tre muajve.Sot, ai pritet t’ia paraqesë dorëheqjen Dukës së Madh të Luksemburgut.