Irlandë, Parlamenti aprovon ligjin për abort

Pas një debati maratonë  parlamenti irlandez ka votuar për të lejuar abortin me  kushte specifike. Me një votim 127-31 në favor të abortit, Dhoma e Ulët vendosi  lejimin e aborteve, kur doktorët verifikojnë se një grua është duke rrezikuar jetën e saj.Shteti katolik ka kaluar përmes një debati të nxehtë që zgjati për muaj të tërë rreth këtij votimi, ndërsa  vetëm në parlament diskutimet zgjatën rreth  tre ditë. Qeveria e kryeministri irlandez Enda Kenny ka ndërtuar  ligjin, pas një incidenti që ndodhi vitin e kaluar, ku një grua vdiq në një spital të Irlandës   pasi nuk i lejohej që të abortonte.Kundërshtarët e projektligjit, i cili ende kërkon aprovimin e Dhomës së Lartë, thanë se ai mund të çojë në përhapjen e skajshme të abortit. Disa të tjerë argumentojnë se projektligji është shumë i limituar, pasi nuk lejon ndalimin e shtatzanive në rastet e përdhunimit apo inçestit, apo kur ka një anomali.Aktivistët anti-abort thanë se projektligji do të lejojë vrasjen e qëllimshme të një foshnje të palindur, për herë të parë në Irlandë. Për ta, kjo nuk është thjesht një çështje fetare, por një çështje e të drejtave të njeriut, pasi besojnë se gjatë një shtatzanie, nëna dhe fetusi kanë të njëjtat të drejta për të jetuar.