NCRI:Irani po zgjeron kapacitetet bërthamore
Një grup iranian që vepron jashtë Iranit ka deklaruar se vendi islamik po ndërton një central të ri bërthamor në fshehtësi.Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), që është i strehuar në Paris, tha të enjten përmes një deklarate se tashmë janë ndërtuar tunelet nëntokësore për këtë central, në qytetin Damavand, që gjendet 70 kilometra në veri-lindje të Teheranit.Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK) që është pjesë e NCRI, thotë se ky rajon ka ekzistuar që në vitin 2006 dhe se Mohsen Fakrizadeh, që është zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare, menaxhon me një kompani e cila mbikëqyr projektin “bërthamor, biologjik dhe kimik” iranian.Kjo organizatë që është themeluar në vitet 60 për të kundërshtuar sundimin e Shahut, ka ekspozuar edhe në të kaluarën rajpne të dyshuara për programet bërthamore të Iranit.Mirëpo MEK është konsideruar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara deri vitin e kaluar.