Paris, shkrumbohet hoteli i shekullit XVII
Një zjarr masiv shkatërroi një hotel historik të shekullit 17 në kryeqytetin e Francës, Paris. Dhjetëra zjarrëfikëse luftuan me flakët që shpërthyen gjatë natës në çatinë e hotelit Lambert, por në fikjen e zjarrit pothuajse gjithçka ishte shkatërruar.Për fat të mirë, hoteli ishte i papopulluar në momentin kur u përfshi nga flakët, sepse po rinovohej pasi iu shit një sheiku nga Katari, në vitin 2007.I ndodhur në brigjet e lumit të Senës, hoteli "Lambert" ishte pjesë e trashëgimisë botërore, dikur ajo ishte shtëpia e filozofit të njohur Voltaire, i cili jetoi gjatë shekullit XVIII.Është ende e paqartë se çfarë shkaktoi nisjen e zjarrit, i cili shkatërroi çatinë e hotelit dhe shkrumboi në total 650 metra katrorë të hotelit.Përveç ndërtesës, dëmtime të mëdha kanë pësuar edhe veprat e artit që ndodheshin nëpër dhoma. Hoteli është pronë e princit Abdullah bin Abdullah al-Thani, i vëllai i Emirit të Katarit.