Shpërthimi i trenit në Kanada, 60 persona figurojnë të zhdukur
Gjashtëdhjetë persona mendohet se janë të vdekur apo të zhdukur nga shpërthimi i një treni-çisternë nafte i cili doli nga shinat dhe shpërtheu në Lac-Megantic të Quebec-ut, ditën e shtunë raportoi policia kanadeze.Në raportet të mëparshme thuhej se 35 persona nuk janë gjetur ende nga shpërthimi ndërsa 15 janë konfirmuar të vdekur. Identifikimi i viktimave është shumë i vështirë, pasi trupat e tyre janë djegur plotësisht dhe autoritetet kanë kërkuar nga familjet që kanë denoncuar anëtarë të humbur nga ky qytet që të sigurojnë fije floku në krehër apo furça dhëmbësh për të kryer analizat e ADN-së.Autoritetet kanë nisur një hetim penal në lidhje me atë që ndodhi megjithëse kanë përjashtuar se mund të jetë akt terrorist. Inspektori i policisë së Quebec-ut, Michel Forget, tha se hetuesit kanë gjetur prova, që i shtyjnë ata drejt një hetimi penal.Treni doli nga shinat, shpërtheu dhe më pas shkatërroi dhjetra ndërtesa në Lac-Megantic afër Kebekut. Hetuesit janë fokusuar në faktin nëse frenat janë prishur, teksa treni ndodhej i parkuar në një qytet disa milje larg vendngjarjes.Një firmë hekurudhore dhe departamenti i zjarrit po akuzojnë njëri-tjetrin mbi shpërthimin e trenit me naftë, në qendrën e qytetit Lak-Megantik.