Rusi, Magnitsky dënohet “pas vdekjes”

Një gjykatë në Moskë pritet të japë vendimin mbi çështjen e evazionit fiskal të gjykatësit të ndjerë rus, Sergei Magnitsky.Magnitsky u arrestua në 2008-n, pasi akuzoi zyrtarët për evazion fiskal, por më vonë këto akuza ranë mbi vet atë.Vdekja e tij në paraburgim, një vit më pas, solli një mosmarrëveshje të theksuar diplomatike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.William Browder, shefi ekzekutiv i “Hermitage Capital Management”, me seli në Londër, të cilin përfaqësonte zoti Magnitsky, u akuzua gjithashtu për evazion fiskal.Prokurorët rusë i kanë kërkuar gjykatës së distriktit Tverskoi, në Moskë, të dënojë Magnitsky-n dhe menjëherë më pas të pushojë çështjen, për shkak të vdekjes së tij.Besohet se ky do të jetë rasti i parë në historinë e ish-Bashkimit Sovietik, apo edhe Rusisë së sotme, që një i dyshuar do të gjykohet pas vdekjes. Të afërmit e Magnitsky-t e konsiderojnë këtë çështje si të jashtëligjshme.