Shtohen tensionet fetare në Egjipt, vritet një prift
Një prift kopt është vrarë në Egjipt kur persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj tij. Prifti 39 vjeçar, Mina Aboud Sharween, është vrarë në kryeqytetin e provincës Sinai, El Arish.Incidenti kërcënon të nxisë tensionet sektare në Egjipt. Vllazëria Myslimane e presidentit të përmbysur islamist, Mohammed Morsi, ka kritikuar ashpër Papën e koptëve, Tawardos, që është lider shpirtëror i afro 8 milionë të krishterëve në Egjipt, për mbështetjen e përmbysjes së presidentit nga ushtria.Papa i koptëve, poashtu, është kritikuar për pjesëmarrjen e tij gjatë deklaratës së komandantit të forcave të armatosura të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, kur ai shpalli se e pezullon Kushtetutën e këtij vendi. Sulmi i djeshëm kundër priftit kopt u bë një ditë pasi në El-Arish u vranë pesë policë.