Sheshi Taksim, gjykata rrëzon projektin e qeverisë, vendos pro-demonstruesve
Pas disa javësh protestash të dhunshme, te cilat përfshinë gjithë vendin, një gjykatë në Turqi duket se i ka dhënë të drejtë protestuesve, pasi ka vendosur të anullojë projektin për rizhvillimin e sheshit Taksim në Stamboll, tregon një kopje e vendimit të gjykates.Ndryshimi i hapësirës së gjelbërt në sheshin qendror të Stambollit, shkaktoi protesta të dhunshme anti-qeveritare në të gjithë Turqinë.Gjykata administrative në vendimin e saj ka arsyetuar se plani i qeverisë së kryeminstrit turk Recep Tayyip Erdogan për të ndërtuar në sheshin me gjelberim një qëndër tregtare përbën shkelje të rregullave të konservimit, identitetin e sheshit dhe rregullore të tjera.Ky vendim thuhet se mund të rrezikoj, atë që shumica e kanë parë si kërkesë personale të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan për të ribërë sheshin Taksim, përkundër kundërshtimeve në terren, të cilat çuan drejt protestave masive kundër stilit të tij autoritar të qeverisjes.